Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Anti-biotikët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë

schedule08:20 - 31 Mars, 2020

schedule 08:20 - 31 Mars, 2020

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo u është drejtuar sërish me një mesazh qytetarëve lidhur me koronavirusin.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, mjeku këshillon të mos abuzohet me përdorimin e anti-biotikëve.

Postimi i plotë:

KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..

VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….

VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUKU është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….

ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….

Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuku janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!