“Triptiku i magjistarëve” i Bashkim Shehut, një roman për pak frymë lirie nën totalitarizëm

schedule23:31 - 21 Shkurt, 2020

schedule 23:31 - 21 Shkurt, 2020

Magjistari i Hitlerit, një murg budist në Kinën e revulucionit kulturor si dhe shkencëtarët të vjetër e të rinj në Moskë dhe Tiranë këta janë personazhet e triptikut të romanit të Bashkim Shehut. Emërues i përbashkët  mbetet njeriu i afërt i diktatorit sipas shkrimtarit magjistari një personazh i huazuar nga biografia e Hitlerit.

“Ka ndërthurje pushtetesh dhe fisesh të ndryshme. Ka një emërues të përbashkët që është personazhi i magjistarit i cili ka iluzionin se duke hyrë në shërbim të diktatorit mendon se mund ta manipulojë”, u shpreh ai.

Përplasja mes anarkisë dhe tiranisë është e fortë, por Shehu i lë një shteg lirie.

“Nuk kanë të njëjtën gjatësi. Pjesa për Kinën është vetëm një pjesë e pandarë. Gjatë kohës që shkruaja e ndjenja që e don një kalim nga njëra te tjetra. Do më vinte mirë nëse egziston një frymë lirie në këtë libër, por kjo ekuilibrohet nga disiplina e tekstit sepse jam përpjekur që çdo fjalë të jetë në vendin e vet”, tha Shehu.

Bashkim Shehu përjashton notat boigrafike në këtë vepër , ndërsa Tirana e viteve 1960, vjen e përthyer nga makina kohës, që kërkon ta shmangë nga e shkuara e tij.

“Pjesa që është për Shqipërinë zhvillohet në mesin e viteve ’60, ka diçka nga letërsia fantastiko-shekcore. Personazhit i vjen vetvetja në vitin 2001, është një moshë tjetër dhe flet me veten e tij”, u shpreh ai.

Romani Triptiku i magjistareve sjell edhe risi në strukturën e të shkruarit. Autori sugjeron që lexuesi të ndjekë rrjedhen e të shkruarit gjatë leximit që i ngjanë serilave televizive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!