Drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, gjatë takimit me gazetarët për përmbylljen e sezonit artistik konfirmoi se punimet e teatrit të ri përfundojnë në Janar. Ndërkohë që spektatori kryeqytetas do të ketë mundësi të shijoj tri mbrëmje të veçanta me arie shqiptare, balet dhe këngë e valle nga ansambli.
Drejtoresha Zana Çela përmbylljen e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit ka preferuar ta bëj në një takim miqësor me gazetarët e kulturës. Çela shprehet optimiste për mbarimin e punimeve në teatër në Janarin e vitit të ardhshëm.
Triologjia “Opera në park” përmes tri mbrëmjeve me dimensione dhe ngjyra të ndryshme në kryeqytet përmbyll shfaqjet e këtij sezoni. Nata e para i dedikohet kompozitorëve shqiptarë.
Pasuria dhe larmia e folklorit shqiptar nga veriu në jug do të zbresë në park mbrëmjen e 19 Korrikut. Triologjia mbyllet me baletin “Fado”. Gjuha e statistikave sipas Çelës flet për një rritje të konsiderueshme audience.
Gjatë sezonit Janar-Qershor, Teatri i Operës dhe Baletit ka realizuar 293 shfaqje./ABC News Albania 24/7