Tri vite nga “Lonely Together”, Rita Ora kujton DJ Avicii me fjalët prekëse

schedule14:36 - 12 Gusht, 2020

schedule 14:36 - 12 Gusht, 2020

Janë shënuar tri vite që nga bashkëpunimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora me DJ tashmë të ndjerë suedez, Avicii.

“Lonely Together” po feston përvjetorin e tretë, ndërsa me këtë rast Rita ka kujtuar artistin e ndjerë, gjithashtu ka falënderuar fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

29 vjeçarja është shprehur se Aviçi, miku i saj më i mirë do t’i mungojë gjithmonë.

“Tri vite nga Lonely Together. Faleminderit prej të gjithë juve që po vazhdoni të dëgjoni, të shpërndani dhe të këndoni këtë këngë. Një falënderim i veçantë për shokun tim të dashur Avicii që më ftoi të isha në këtë këngë. Do më mungosh gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Aviçi vdiq më 20 prill të vitit 2018, pasi kreu vetëvrasje për shkak të problemeve të shumta me shëndetin mendor dhe stresin./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDyaQf1DFeA/?utm_source=ig_web_copy_link