“Tri pengesat që ka sezoni turistik,” Besnik Vathi: Ky vit do të ketë rreth 800 milionë humbje

schedule19:52 - 14 Maj, 2021

schedule 19:52 - 14 Maj, 2021

Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi i ftuar në Radari Informativ në “ABC” foli për sezonin turisti, sfidat dhe nëse do të jetë gati vendi për të pritur turistët.

Ai theksoi se sezoni turistik ka hasur tri pengesa që sipas tij janë tamponi, karantina dhe pengesa e tretë që nuk përmendet është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale, ndërsa u shpreh se ky vit do të jetë me rreth 800 milion humbje.

Lexo edhe: Ndërtimet pa leje, turizmi e çmimet në Sarandë, Çipa: Më 31 maj vijnë charterat e parë nga Polonia

Lidhur më kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të nisjen e aksionit për të prishur ndërtimet pa leje, ai u shpreh:  “Unë do ta gjykoja si pjesë e një strategjie dhe është më mirë që të ndalohen këto ndërtime që në strategji. Nëse ne lejojmë, apo japim leje të tilla ku thuhet se janë për resorte turistike dhe më pas i shohim rezidenca, atëherë ky është gabim që në fillim, dhe duhet ndaluar.”

Lexo edhe: Ultimatumi i Ramës për ndërtimet pa leje, aksioni nis nga Kukësi, nën akuzë zyrtarë e qytetarë

Më tej Besnik Vathi u shpreh sektori turistik është industria më e goditur në të gjithë botën.

 “Ne kemi 1 vit e dy muaj që po e presim këtë sezon turistik. Pati disa lëshime për një periudhë të shkurtër, por vala e pandemisë bëri që turizmi në mbarë botën të jetë industria më e goditur dhe vijon të vuajë pasojat. Tashmë po i afrohemi sezonit turistik dhe jemi zero. Shqipëria nuk ka vetëm verën, por vera është sezoni që Shqipëria ka turistët e plazhit.

Problemi sot është më i komplikuar, jemi të kënaqur që vendi po i bën detyrat e veta, u siguruan vaksinat, por kjo nuk është e mjaftueshme. Sepse turizmi nuk është veprim i njëanshëm, por duhet bashkëveprim”, shtoi më tej ai.

Po ashtu ai u shpreh se shifrat këtë vit ishin 1,2 miliard euro më pak se 2019.

“Lidhur me çmimet është e natyrshme sepse çmimi është rezultat i kostove. Nëse rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Pra nëse gjykojmë përse çmimet në rivierë janë të shtrenjta, sepse nuk ka të huaj edhe në kohë normale, sezoni është mjaft i ngushtë, numri i turistëve të huaj është mjaft i ulët. Nëse zgjerohet sezoni në Rivierë atëherë bien edhe çmimet”, tha më tej ai.

Gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, Vathi tha se shqetësim mbeten vendet që mbajnë akoma Shqipërinë në hartën e kuqe.

“Këtu bëhet fjalë për tre pengesa që ka, tamponi, karantina dhe pengesa e tretë që nuk përmendet është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale. Pra turizmi futet tek arsyet joesenceiale. Shqetësimet janë për ata turistë që do të vijnë. Nëse përmendin Gjermaninë, ajo ka hequr vetëm karantinën, dhe jo ndalesën për të udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye joesenciale. Unë do të thoja që lobimi është pjesa më e domosdoshme.

Vazhdimisht është kërkuar me forcë, që Shqipëria duhet të lobojë për të siguruar marrëveshje dypalëshve qoftë me një apo dy vende që kjo situatë të ndreqet, Greqia sot hapi kufirin me RMV, apo Bullgarinë për të pritur Serbët.

Shqipëria vijon të jetë e mbyllur akoma në një kohë kur situatë e infeksioneve është shumë më mirë se sa Greqia. Këtu vazhdojmë të vuajmë pasojat e dogmave shëndetësore kur rezultatet janë shumë të mira”, shtoi më tej Besnik Vathi.

/abcnews.al/