Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tre breza me të njëjtin kryetar”/ Çupi: PD i plotëson të gjitha kushtet për t’u shpallur Hamas

schedule13:29 - 31 Mars, 2026

schedule 13:29 - 31 Mars, 2026

Analisti Frrok Çupi deklaroi se PD identifikohet me dhunë e terror. Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, ai tha se kreu i PD Sali Berisha përmes dhunës dhe terrorit ka vazhduar përgjatë gjithë kësaj kohe në politikën shqiptare, duke nënvizuar se po e mban peng PD prej vitesh.

“Nuk ka fare surpriza dhe nuk ndodh asgjë e re. Është një gjë e përqendruar, e mbyllur, një parti një biznes që bën punët e veta dhe i bën me dhunë. Këtë mungesë norme, apolitikë, PD e çon në shoqëri dhe për këtë përpiqet që t’i japë tension, terror, krizën e vet shoqërisë. Në mënyrë të pandërprerë kryetari i PD del në shesh, nuk ka rëndësi sa njerëz mbledh në fund të fundit ai nxjerr vrerin e tij…PD do kishte një dëshirë të madhe të shpallej organizatë terroriste…Përse nuk e shpallin Hamas, i plotëson të gjitha kushtet…Me zjarr, vrasjen e më shumë njerëzve që janë vrarë në kullat binjake në Amerikë dhe me një terror të pandërprerë. Një shtet që ka një Hamas brenda saj nuk mund t’i afrohet BE dhe kjo është qendra e Berishës. Ai arrin të frikësojë njerëzit e vet dhe i bën kontigjent për të mbledhur rreth vetes grupin e zjarrit e frikë. Aq sa u morëm me Enver Hoxhën dhe aq do merremi me këta. PD ka kaluar 3 breza me të njëjtin kryetar…”, tha ai.

/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!