Tri “afrime” te Partizani, Lerda ka më shumë alternativa

schedule10:51 - 2 Tetor, 2019

schedule 10:51 - 2 Tetor, 2019

Fitorja në derbi ka sjellë qetësi te Partizani. Të kuqtë tani po mendojnë për ndeshjen e radhës me Teutën, ndërkohë që për trajnerin Franko Lerda do të ketë më shumë alternativa në vazhdim. Në sfidën e Kupës, kundër Vorës, u aktivizuan edhe dy prej “afrimeve”.

Hektor Idrizaj, në sfidën kundër Vorës në Kupë

Hektor Idrizaj është njëri prej tyre. Mbrojtësi vlonjat u dëmtua vjet në derbi dhe mungoi më shumë se gjashtë muaj. Lojtari i linjës së djathtë është rikuperuar plotësisht dhe tashmë po kap ritmin e shokëve të skuadrës dhe Lerda mund të bëjë llogari me të.

E njëjta gjë vlen edhe për Amir Bilalin. Lojtari polivalent, i cili luan në qendër dhe të majtë të mbrojtjes, por edhe si mesfushor, ishte federuar me ekipin e dytë dhe i duhet të debutonte me Partizanin B.

Amir Bilali me fanellën e Partizanit

Në fundjavë nisi kampionati dhe ai ishte në fushë, ashtu sikurse edhe Idrizaj. Veç tyre me ekipin B u aktivizua edhe mesfushori Alessio Hyseni. Vlonjati u afrua janarin e shkuar dhe një dëmtim e penalizoi. Edhe ai është rikuperuar dhe tekniku Lerda mund ta përdorë kur ta shohë të arsyeshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!