Kompania spanjolle Zeleros ka prezantuar “trenin e së ardhmes”. Ky tren që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 1000 km/h është projekti ambicioz i kompanisë.
Themelues dhe drejtor i kompanisë, David Pistoni ka deklaruar se bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik dhe se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin.
https://www.youtube.com/watch?v=JdMGg5-9i_A
“Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vite që flitet”, u shpreh Pistoni./abcnews.al