Treni përplas një 12 vjeçare në Bradashesh të Elbasanit

schedule14:44 - 30 Mars, 2018

schedule 14:44 - 30 Mars, 2018

Një 12 vjeçare është në gjendje të rëndë, pasi u aksidentua nga treni i pasagjerëve në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Vajza E.Z sipas policisë ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i trenit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi  hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al