Treni del nga shinat në Skoci, humbin jetën disa persona

schedule21:49 - 12 Gusht, 2020

schedule 21:49 - 12 Gusht, 2020

Moti i keq dhe përmbytjet, rezultat i shirave të gjata mund të jenë shkaku i tragjedisë së sotme në Skoci, ku një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në një greminë.

Treni që sipas autoriteteve ishte i përberë nga një lokomotivë dhe katër vagonë, mësohet të jetë nisur rreth orës 6.30 të mëngjesit nga Aberdeen në drejtim të Glasgoë.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar dhe jo shumë të populluar. Sipas ekspertëve shkaku është rrëshqitja e terrenit nga përmbytjet dhe shiu i furishëm i ditëve të fundit në atë vend.

Bilanci paraprak flet për të paktën tre viktima, nga 12 persona në total që ndodheshin në tren, ndërkohë që ende kërkohet një person tjetër që nuk është gjetur.

Kryeministrja Nikola Sturgeon e cilësoi aksidentin si shumë të rëndë, ndërkohë që shërbimet e emergjencës po vazhdojnë të punojnë në mbështetje të operacioneve të shpëtimit.

Kjo është hera e parë në 12 vjet që trenat britanikë kanë patur probleme vdekjeprurëse./abcnews.al