Treni del nga shinat, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani

schedule15:08 - 3 Qershor, 2022

schedule 15:08 - 3 Qershor, 2022

Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Gjermani.

Aksidenti ka ndodhur  mesditën e sotme në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet bavarez pranë kufirit me Austrinë.

Mediet gjermane raportojnë se ekipet e shpëtimit  po kryejnë operacione për vënien në kontroll të situatës. Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë dhe tre helikopterë.

Sipas Bild aksidenti hekurudhor ndodhi, kur një tren lokal doli nga shinat, e për pasojë vagonët e trenit u përmbysën në anën tjetër të rrugës.

Policia njofton se treni ishte plot më pasagjerë në momentin e aksidentit dhe se shumica prej tyre ishin studentë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!