Analisti Arben Meçe ka komentuar procesin rinumërimit të votave, kërkuar nga kandidatë të PD. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Meçe tha se zgjedhjet e 11 majit ishin tërësisht normale dhe se vëzhgimi ishte gjithëpërfshirës.
“Këto zgjedhje kanë qenë nën një vëzhgim të rreptë. Komisionet tona të zgjedhjes përbëhen nga 7 veta ku gjysma janë të opozitës dhe gjysma të pozitës. Gjithë kjo armatë do të jetë e shëmtuar”, ka thënë ai.
Po ashtu nënvizoi se janë 25 mijë persona, njerëz të besuar të PD që janë marrë nga këtë proces dhe tani kërkohet rinumërim, të cilën analisti e cilësoi si një turp dhe një iniciativë që ofendon po njerëzit e vet.
“E zëmë se ke dyshime të arsyeshme në një vend dhe është normale. Por nëse këtë pretendim e shtrin në gjithë Shqipërinë bën akuzën më të rëndë morale, njeriun më të besuar e vë në dyshim absolut. Tani më të besuarit e tu i shpall të blerë. Tani me çfarë trupe do bëhet rinumërim, kur njerëzit e tu i vë në dyshim. Kjo është shumë e shëmtuar. Tani jemi në kushtet e shpërdorim të një të drejte ligjore. Pasi përdoren si një mekanizëm i një pengimi.
Më tej Meçe nënvizoi se Partia Demokratike prej kohësh është marrë peng nga Berisha. Ish-kryeministri Berisha me sjelljen e tij tha Meçe nuk po tregon seriozitet dhe se treni bullgar që pretendon Berisha, është sipas tij thjesht qesharake.
“Kemi KZAZ ku dy anëtarë të PD thonë dua të numërohet gjithë Tirana, pastaj thonë dua të rinumërohet gjithë Vlora, Korça, pra po abuzohet me liri. Gjithë kjo lëvizje që po bëhet, është fryma më e shëmtuar. Këto zgjedhje ka qenë më të mirat, por po biem viktimë e interesave të ngushta të Berishës. Janë të gjitha improvizime. Shqiptarët janë njerëz që iu punon inteligjenca dhe nuk duhen ofenduar kaq shumë. Ne të gjithë së bashku kemi rënë në këtë kaos, “në dorë të Berishës”, tha më tej ai.
/abcnews.al/