Selia blu po ndjen vapën e stinës dhe stinën e humbjes. Sheshi i saj bosh dhe temperaturat e larta nuk ftojnë dot humbësit e shumtë të PD këto zgjedhje, që t’i bashkohen doktorit në misionin e tij final. Por Berisha nuk dorëzohet.
“Vetëm sapo ka filluar”
Në fakt Berisha ka kohë që ka filluar atë që rivalët e tij e quajnë fushatë ndotëse ndaj Shqipërisë
“A i dëgjon t’i, çna doli ky me këtë narkoshtet, thonë këto ditë. Të shtrosh sot se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës”.
“Prisni pak prisni, sa ta gjej…A e dini dosjen Metamorfoza? Ja Elisa Spiropali, nga Pëllumb Gjoka u bë Pëllumbesha Gjoka. Ka më metamorfozë se kjo”
Kjo është toka e bardhë e kokainës”
Nuk dihet se në çfarë efekti, por Doktori të hënën u shfaq i shlodhur dhe me energji, ndonëse i duhet pak kohë të gërmojë ipadin e kujtesës dixhitale
“Fredi po ta nis me email”
I mbetur vetëm me Alfred Lelën në seli, në këtë verë të nxehtë, ku humbësit nuk i afrohen oborrit të tij, kurse të mandatuarit kanë marrë pushimet, doktori beson vetë i pari farsën e tij.
“Është e vështirë të filmosh blerjen e fshehtë të votave. Por kemi qytetarët syçelë. Folët para kohe.”
Ne edhe presim, po ndërkohë KQZ e prokurori kanë folur për akuzat e PD. Sidomos atë të fshatit Pekisht. Ku treni bullgar nuk u provua kurrë. Po për Berishën, e vërteta vonon, por vjen një ditë. Se kur, nuk dihet akoma.
“Do ua sjellë këtu trenin bullgar. Ndoshta jo radhën tjetër, po radhën më pas.”
Por ka një pikë ku Sali Berisha më në fund duket se po dorëzohet. Dy anëtaret e tij në KAS, dukshëm nën urdhëra politike, kanë vendosur rinumërimin e plotë të Tiranës dhe të hënën edhe të Fierit. Dy qarqet më të mëdha që prodhuan 53 mandate, por që mund të prodhojnë edhe telashe ligjore. Sidomos për numëruesit demokratë, që mund të kenë trafikuar vota mes vetë kandidatëve blu. Po për doktorin ligjin kap vetëm socialistët.
“Për sa u përket kallëzimeve penale ato janë përralla. Do i çojmë apo jo e vendosin kandidatët.”/abcnews.al