“Treni bullgar, fantazi e Berishës”/ Avokati Beqiri: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë

schedule07:44 - 18 Qershor, 2025

schedule 07:44 - 18 Qershor, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se treni bullgar, për manipulimin e votave më 11 maj, është fantazi e Sali Berishës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha po kërkon të zvarrisë procesin.

Sipas Beqirit, Berisha do që ta mbajë drejtimin e PD me dhunë.

“Faktikisht, ajo ishte fantazi në kokën e Berishës, një pjellë e keqe, për të zvarritur procesin, dhe për ta çuar sa më gjatë nxjerrjen e rezultatit dhe vulosjen përfundimtare të zgjedhjevce të 11 majit . PD e kërkon vetëm për Berishën. Ai kërkon të zgjasë jetën e vet në krye të PD, ta mbajë me dhunë. Në një situatë të tillë, nuk ka shpëtim, por të japësh dorëheqjen. Nuk e jep dorëheqjen, sepse PD e do për të mbrojtur veten e tij, për të mbrojtur familjen e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!