Trendi më i ri: Krijimet me thurje për fëmijë

schedule10:38 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 29 Shtator, 2020

Punimet ‘handmade’ janë kthyer në një trend kohët e fundit. Gjithmonë edhe më shumë, ato po pëlqehen nga të gjitha moshat për dhurata.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, Enida Bebi ka treguar pasionet e saj për punimet me grep, i cili tashmë është kthyer edhe në një biznes fitimprurës.

Ajo madje ka krijuar edhe një faqe në ‘Insragram’, ku nënat kërkojnë punime për fëmijët e tyre.

“Pasioni im ka nisur shumë heërt. Gjyshja ime një plak elbasanase ka pas punuar me grep dhe unë isha rreth 9-10 vjeç. Aty më lindi pasioni.

Lodrat për bebet i kam zgjedhur për t’i ardhur në ndihmë nënave të reja, të cilat janë prej pambuku.

E kam quajtur ‘Dashni e thurme’, sepse ne në Elbasan i themi dashni dhe une duke qenë elbasanase doja një fjale në dialekt. Dashni për gjyshen time që nuk jeton më dhe më mësoi pasionin për grepin, edhe e thurme doja diçka qe kishte lidhje me punimin.

Unë jam mësuese e ciklit fillor, jap mësim për fëmijët nga klasa e parë deri te klasa e pestë. E kam pasion.  Gjithashtu, unë në jam nënë e dy vajzave, e madhja 18 vjeç dhe e vogla 13 vjeç dhe fatkeqesisht nuk e kam trashëguar. Por nuk do të dorëzohem.

Zakonisht nënat e reja i shikojnë në Instagram dhe unë i punoj. Ato zgjedhin modelin dhe unë i realizoj. Këto punime kanë të veçantë se i dedikohen një bebi, janë të personalizuara”, tha Enida. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!