“Trendi i arsimit profesional po rritet”, eksperti: Tregu po kërkon në masë personat me zanat

schedule14:23 - 28 Nëntor, 2023

schedule 14:23 - 28 Nëntor, 2023

Eksperti për çështjet e punësimit, Erion Muça ka folur në një lidhje me Skype për “Money Report” për orientimin e të rinjve drejt arsimit profesional. Ai ka deklaruar se ky trend sa vjen dhe po rritet, duke zbehur dëshirën e të rinjve për të ndjekur arsimin e lartë.

Muça theksoi se duhet një reformim i arsimit profesional, për shembull disa degë të bashkohen në një shkollë të vetme dhe jo të shpërndahen.

“Zanatet, apo ato profilet që kanë mundësi të kenë kërkesa të larta në Shqipëri i atribuohen arsimit të mesëm dhe teknik të lartë. Ky është një trend që sapo po vjen dhe po rritet, edhe po zbeh dëshirën e të rinjve të ndjekin arsimin e lartë.

Sot jemi para një fakti që ato 4 mijë kuota të larta janë në ato fusha që nuk kanë kërkesë tregu dhe lidhen me arsimin profesional, i cili do t’i bëhet një reformim.

Do të bashkohen katër degë apo profil në një të vetëm me qëllim që një i ri të zgjedh një shkollë të vetme dhe jo të shpërndahet në tre apo katër”.

Sipas Muçës, këta të rinj duhet të kenë mundësi t’i përgjigjen sfidës që ishte 3 ditë në shkollë dhe dy ditë në punë dhe kështu do të ndjekin sistemin gjerman.

Sakaq, ai ndau dhe disa nga profesionet që ka nevojë tregu, pasi ka një mungesë të theksuar në raport me numrin e kërkuar.

“Tregu momentalisht kërkon kuzhinierë në masë, specialistë kulinarie, specialistë në turizëm që t’i përgj kësaj fushe, elektriçistë, hidraulikë, IT dhe specialistë në të gjitha fushat e teknologjisë. Të gjitha këto janë të nevojshme në tregun tonë. Që të vijë një elektriçistë duhet të presësh me ditë, sepse ai ka shumë punë. Është momenti që në radhë të parë të kuptojmë se çfarë kërkohet dhe cila është oferta për punë”./abcnews.al