Treguesit e ekonomisë gjatë 3-mujorit, Ibrahimaj: Ka pasur ulje të borxhit publik, ja arsyeja

schedule09:56 - 2 Maj, 2023

schedule 09:56 - 2 Maj, 2023

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediat për të bërë publik bilancin në lidhje me ecurinë ekonomike në vend gjatë 3-mujorit të parë të vitit.

Ministrja u shpreh se ne vitin  që lamë pas sa i përket rritjes ekonomike, vetëm Mali i Zi ka qenë më mirë se ne në Rajon, ndësa  sa i përket Inflacionit ka qenë ndjeshëm në nivele më të ulëta se në Rajon dhe Europë.

Ibrahimaj tha se gjatë këtij 3-mujori kemi pasur një ulje të borxhit, ndërsa shtoi se ka pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe rënie në sektorin e shërbimit.

Sa u takon importeve, Ibrahimaj tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është I identifikuar dhe marrë në euro, kursi eruos ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.

Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit. Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë positive.

Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim” tha Ibrahimaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!