“Tregues inkurajues”, Manastirliu nxjerr shifrat: Sa raste me COVID-19 ka në Tiranë dhe gjithë vendin

schedule16:29 - 4 Qershor, 2021

schedule 16:29 - 4 Qershor, 2021

Në të gjithë vendin aktualisht ka 320 raste të prekur aktivë me COVID-19, prej të cilëve më pak se 100 janë në Tiranë.  Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja shkruan se ky është një tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila sipas saj po shkon drejt përmirësimit. Megjithatë ministrja nënvizon se nuk duhet ulur vigjilenca për kufizuar sa më shumë përhapjen e COVID-19.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit *Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e COVID-19”, shkruan ministrja. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!