Tregu në Urën Vajgurore në rrugë në mes të baltës

schedule16:55 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 16:55 - 22 Dhjetor, 2018

Tregtia si në Urën Vajgurore nuk bëhet askund tjetër. Tregtarët dhe blerësit përplasen në një rrugë me baltë dhe të shkatërruar. Drejtuesit e bashkisë thonë se s’kanë hapësira për të zgjidhur këtë çështje.

Tregu në rrugë, asnjë kontroll për produktet ushqimore. Afer godinës së bashkisë, në një shesh mes pallateve, në ujë, baltë dhe pluhur. Këtu zhvillohet tregu ushqimor në Urën-Vajgurore. Ka vite qe në këtë qytet nuk është siguruar një vend per tregtarët.

Tregtari: “Përsa i përket popullatës këtu vijnë të blejnë, po u larguam shitja ka rënë.”

Qytetarët e frekuentojnë sepse produktet jane të freskëta dhe me çmime më të lira se në dyqane. Por s’ka asnjë kusht higjenik e sigurie, kryesisht për produktet e qumështit. Edhe peshku tregtohet këtu.

Blerësi: “Nuk ka më keq.”

Me çadra dhe banake të improvizuar ambulantët bëjnë sa munden. I gjithë aktiviteti në një rrugë krejtësisht të shkatëruar. ABC News pyeti në Bashkinë e Urës Vajgurore, pse ky vend është i vetmi pa një treg. Zyrtarë të saj thanë se nuk kanë hapësirë dhe s’dihet se kur do ketë një zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!