Tregu i përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Bisedime për marrëveshje të reja në sektorin e bujqësisë. Denaj: Në fokus prodhimet autentike

schedule15:19 - 25 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 25 Nëntor, 2023

Vijon puna për një treg të përbashkët rajonal. Shqipëria dhe Kosova kanë nisur diskutimet për marrëveshje të reja në sektorin e bujqësisë.

Ministrja Anila Denaj thotë se produktet autentike shqiptare mbeten në fokus të zhvillimit, në një kohë kur konsumi i brendshëm ka kaluar vlerën e 650 milion dollareve.

Megjithatë krahas prodhimit të verës, nga buxheti i vitit të ardhshëm priten që të subvencionohen mbi 65 mije fermerë.

Përfaqësuesit e kantinave nga Kosova tregojnë barrierat aktuale me të cilat po përballen për tregtimin e verës në Shqipëri.

Në katër vitet e fundit, eksportet shqiptare në vendet e CEFTA kanë pësuar rritje me 72 përqind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!