Tregtonin lopë kontrabandë nga Greqia, procedohen 2 të rinjtë nga Devolli

schedule13:31 - 4 Mars, 2023

schedule 13:31 - 4 Mars, 2023

Dy të rinj nga Devolli po procedohen penalisht nga policia, pasi janë kapur duke tregtuar bagëti në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Greqia. Më konkretisht, bëhet fjalë për bagëti të trasha (gjedhë) të pamatrikulluara.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e njërit prej të rinjve u gjetën edhe 7 bagëti të tjera të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, me qëllim tregtimin në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi tregtonin bagëti të futura në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Greqia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë goditën një rast të tregtimit të mallrave të futura kontrabandë në vendin tonë.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. T., 34 vjeç dhe B. B., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Pilur, Devoll.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kanë ndaluar për kontroll automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 2 bagëti të trasha (gjedhë) të pamatrikulluara. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit E. T., në fshatin Pilur, u gjetën edhe 7 bagëti të tjera të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, me qëllim tregtimin në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!