Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregtia pa barriera/ Rafuna: Ka hapësirë për rritje të bashkëpunimit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës

schedule20:58 - 27 Mars, 2026

schedule 20:58 - 27 Mars, 2026

TIRANË- Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, theksoi potencialin e madh për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit”.

Ai u shpreh se, megjithëse tregtia mes dy vendeve është në rritje të vazhdueshme, ende ekzistojnë sfida që kërkojnë zgjidhje dhe qasje më kreative.

Sipas Rafunës, është e nevojshme që të thjeshtësohen më tej procedurat tregtare, pavarësisht ekzistencës së marrëveshjes së tregtisë së lirë.



Duke parë drejt së ardhmes, ai theksoi rëndësinë e përgatitjes për integrimin në tregun e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, një treg me rreth 500 milionë konsumatorë.

Më tej, Rafuna vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare dhe kosovare, duke theksuar se ato po gjejnë mënyra efektive për të krijuar ortakëri dhe për të ndërtuar ura komunikimi.

Ai shtoi se kjo frymë bashkëpunimi është një arsye krenarie për të dyja palët.

“Ka hapësira shumë, që ne të bashkëpunojmë. Edhe në këtë tregti që është duke u rritur kohë pas kohë, ka sfida sigurisht. Duhet të avancojmë më tej me ide më kreative. Ne kemi marrëveshje të tregtisë së lirë, por duhet të thjeshtësojmë më tej procedurat tregtare. Në duhet të jemi të përgatitur që në vitin 2030, të integrohemi në tregun e BE, që është një treg me rreth 500 milionë banorë.

“Jemi një komb, një gjak, nuk e kanë problem dhe bizneset kanë gjetur urat e komunikimit. Kam njohur biznese që kanë krijuar ortakëri. Bizneset gjejnë rrugën për bashkëpunim dhe për këtë jam shumë krenar”, u shpreh ndër të tjera Rafuna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!