Dhjetra tregtarë ne Fier protestuan kundër përfshirjes në skemën e TVSH-s. Ata u grumbulluan para prefekturës dhe sipas tyre, kjo skemë i çon tregtaret e vegjël drejt falimentit.
Pasi ulën qepenat, u grumbulluan para prefekturës së Fierit. Një grup tregtarësh protestuan kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Me pankarta në duar, ku thuhet se TVSH-ja 20 për qind do të thotë mjerim, për tregtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat.
Shumë nga ata thanë se kanë dalë në tubim për veten e tyre dhe jo për partitë.
Pak ditë më parë, biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisë për futjen e biznesit të vogël në TVSH.
Në Fier nga 4166 biznese të vegjël që ka Bashkia Fier, me uljen e pragut të TVSH-s janë futur në këtë skemë 440 biznese./abcnews.al