Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë po shesin në tregun e madh: Nuk punojmë dot ketu, nuk kemi kushte

schedule13:33 - 1 Maj, 2020

schedule 13:33 - 1 Maj, 2020

Prej dy javësh tregu i orizit në Vlorë është mbyllur. Edhe pse protestuan për hapjen e tij tregtarët nuk ja dolën dot që ai të hapej.

Duke qënë se nuk kanë më të ardhura dhe malli po ju prishej u detyruan të nisin aktivitetin tek tregu i zonës së kapeles.

Kam ardhë në punë pasi kam katër ditë dhe e kam mallin në vend pa shitur. jam tregtare në tregun e orizit, por ne nuk punojmë dot këtu pasi janë tregtarët e Kapeles” është shprehur një nga tregtaret.

Ndërsa një tjetër thekson se në këtë treg ato nuk mund të punojnë pasi nuk kanë klientelë. “Ne të tregut e kapeles nuk shes  dot sepse nuk kemi klientë, këtu nuk punojmë dot ne pasi ne atje kemi dhe banake dhe kushte higjene, këtu s’kemi asgjë”.

Ata ankohen për kushtet e këtij tregu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!