Një foto vërtet e pazakontë për një poster funerali, ajo e Irma Filomena Nanni, një grua nga Rimini, Itali që vdiq më 18 gusht në moshën 84-vjeçare.
Fotoja ka marrë vëmendje, ndërsa po bën xhiron e rrjetit. Fotoja tërhoqi fillimisht vëmendjen e kalimtarëve, ku gjyshja Irma, e cila la katër fëmijë dhe nipër e mbesa, shfaqet treguar gishtin e mesit.
Funerali i gruas u mbajt dy ditë më vonë, por posteri është akoma atje, në rrugët e Riminit.
“Kemi zgjedhur këtë foto, sepse mamaja ishte e tillë dhe nuk donte t’ia dinte. Ne do të përdorim të njëjtën foto për varrin e saj”, janë shprehur familjarët, raportojnë mediat italiane.
/abcnews.al