Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregoi se u infektua nga Covid, “shokon” Stresi: Ishte lojë

schedule07:19 - 6 Tetor, 2020

schedule 07:19 - 6 Tetor, 2020

Pak ditë më parë reperi i njohur Stresi njoftoi fansat se ishte infektuar nga Covid-19. Ai publikoi një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “U konfirmova pozitiv. Ruani veten, unë po ik menjëherë të vetëizolohem”.

Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”, Stresi ka zbuluar se gjithçka ka qenë një lojë mes miqsh dhe më pas e ka fshirë postimin.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh reperi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!