Tre vite pas ndarjes së bujshme, dyshja e njohur rikthehen sërish bashkë

schedule19:00 - 18 Nëntor, 2022

schedule 19:00 - 18 Nëntor, 2022

Stormzy dhe Maya Jama thuhet se janë rikthyer sërish bashkë tre vjet pas ndarjes së tyre. Reperi dhe prezantuesja e “Love Island” u panë së bashku në eventin “GQ Men of the Year 2022”. Për më tepër, burime për gazetën The Sun konfirmuan se ata i kanë dhënë sërish një mundësi njëri-tjetrit.

“Stormzy dhe Maya janë sërish bashkë. Ata po e marrin ngadalë, por janë rikthyer shumë në jetën e njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë kur nuk folën apo panë njëri-tjetrin.” Mirëpo, një person i afërt pranë Maya hodhi poshtë thashethemet duke thënë se ata mbeten miq të shkëlqyer.

Prapë së bashku?  Dalja e saj e shkëlqyeshme vjen pasi u raportua se Maya ka filluar sërish të takohet me ish të dashurin e saj Stormzy (foto në shkurt 2017), tre vjet pas ndarjes së tyre shokuese.

Stormzy foli për ndarjen e tyre në një intervistë të fundit duke pranuar se ishte penduar për marrëdhënien e tyre të mëparshme dhe mënyrën se si ajo përfundoi. Stormzy dhe Maya ishin në lidhje për katër vjet para ndarjes së tyre në 2019.

Ish: Çifti (foto në qershor 2018) u nda në 2019 dhe kanë mbetur miq, me Stormzy që së fundi e përshkruan ndarjen e tyre si "humbja më e madhe që një mashkull mund të ketë".

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!