Tre viktima dhe 218 raste të reja me koronavirus në Greqi

schedule17:47 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:47 - 27 Shtator, 2020

Në Greqi autoritetet shendetësore kanë njoftuar sot 218 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve është 17444, nga të cilat 55.8% janë burra.

Gjatë 24 orët e fundit 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm në vendin fqinj, duke e çuar në 379 vdekje numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarë e grekë që kanë humbur jetën është 78 vjeç dhe 96.6% kishin disa sëmundje themelore.

Sipas të dhënave, 68 bashkëqytetarë jsnë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. g.v/abcnews.al