Tre viktima dhe 16 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

schedule14:27 - 26 Maj, 2020

schedule 14:27 - 26 Maj, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar me koronavirus 16 raste të reja.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 9 raste, në Shtip 5 ndërsa në Strugë dhe Gostivar nga një rast.

Sipas ISHP në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 78 vjeçare nga Velesi, e cila ishte pranuar në spital me 14 maj. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 84 vjeçar nga Tetova që ishte pranuar në spital me 20 maj dhe një pacient nga Shkupi që ishte pranuar në spital me 19 maj.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,841 testime, prej të cilëve 2 014 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.453 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 116 pacientë.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë 445 raste aktivë me koronavirus. /abcnews.al