Nice-PSG është ndeshja më e fortë e javës së katërt në Ligue 1. Ekipi i Patrick Vieira numëron gjashtë pikë dhe do të bëjë të pamundurën për të frenuar kampionët në fuqi të Francës.
Një mision tmerrësisht i vështirë, aq më tepër pas infektimit me koronavirus të tre lojtarëve vendas. Ata janë sulmuesi Dolberg, mesfushori Claude-Maurice dhe mbrojtësi Nsoki.
Patrick Vieira has confirmed that several first team players have tested positive for COVID-19 and will miss Sunday’s Ligue 1 match against PSG. #OGCNPSG
Check out the latest Medical update ➡️ https://t.co/bTdKEn5FmR pic.twitter.com/YzkPLrLjY6
— OGC Nice ???? (@ogcnice_eng) September 18, 2020
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta, të njëjtën gjë po bën edhe stafi teknik“, u shpreh Vieira, ish-mesfushori i famshëm francez. Lojtarët nuk kanë simptoma dhe kanë nisur periudhën e karantinës. /abcnews.al