Policia ka arrestuar tre persona në Vlorë dhe Ksamil në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve. Mes të arrestuarve është edhe një grua.
Siç njofton policia, në pranga ka rënë shtetësja . S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.
Ndërkohë, në Ksamil janë arrestuar shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve:
Vlorë, arrestohet shtetësia E. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.
Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al