Cristiano Ronaldo arriti të shënojë dy gola sot në fitoren 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”. Me këtë dygolësh, Ronaldo mundi të regjistrojë disa rekorde, duke hyrë në historinë e Europianëve, si një nga legjendat e këtij kompeticioni.
REKORDET – Në moshën 36 vjeç e 130 ditë Cristiano Ronaldo është lojtari më i vjetër, që shënon të paktën 2 gola në një ndeshje të Kampionatit Europian, duke përmbysur rekordin e Andriy Shevchenko, i cili ishte 35 vjeç e 256 ditë kur shënoi një dygolësh ndaj Suedisë për Ukraninën në vitin 2012.
Cristiano Ronaldo ?
⚽️ All-time EURO top scorer (11 goals)
?? All-time top scorer for Portugal (106 goals)
? First player to appear at 5 EURO final tournaments
? First player to score at 5 consecutive EURO final tournaments #EURO2020 pic.twitter.com/rjJ7C5iXo1— UEFA Nations League (@EURO2024) June 15, 2021
Ronaldo është gjithashtu lojtari i parë në historinë e finaleve të Kampionatit Europian, që shënon 11 gola, duke tejkaluar rekordin e Michel Platini, i cili kishte shënuar 9 gola, të gjithë në edicionin e vitit 1984. Bëjmë edhe një krahasim mes Ronaldos dhe Hungarisë, kundërshtarit të sotëm.
Kapiteni i kampionëve në fuqi ka shënuar 11 gola në Europian, aq sa ka shënuar Hungaria në gjithë historinë e saj në këtë kompeticion. Ylli i Juventusit, 36 vjeç, u bë sot lojtari i parë në historinë e Europianëve, që luan në 5 turne të tillë (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020). Legjendë! /abcnews.al