Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Elbasan. Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se bëhet fjalë për një punonjës policie, bashkëshorten e tij dhe për babain e një infermiere në spitalin e Elbasanit.
Kështu, numri total i të infektuarve në Elbasan shkon në 42 ndërsa numri i viktimave në katër. Po ashtu, Kozarja raporton se rastet e reja janë kontakte të personave të mëparshëm.
Sa i përket punonjësit të policisë të konfirmuar së fundmi, tashmë ka shkruar në 6 numri i rasteve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan.
Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga kontaktet me të infektuarit e tjerë. /abcnews.al/