“Tre persona të armatosur u futën në banesë”, policia reagim zyrtar për ngjarjen në fshatin Prush të Tiranës

schedule20:41 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 20:41 - 9 Dhjetor, 2023

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Prush të Tiranës, ku disa persona tentuan të grabisnin me armë një banesë.

Sipas njoftimit, thuhet se në banesë janë futur tre persona të armatosur, rreth ores 19:13, përballë ambulancës së fshatit.

Në momentin që shërbimet e policisë i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre, por fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./abcnews.al