Tre liderët e BE-së vizitojnë Irpin, qytetin e shkatërruar nga bombardimet ruse

schedule11:25 - 16 Qershor, 2022

schedule 11:25 - 16 Qershor, 2022

Tre liderët europianë po vizitojnë Irpin, një qytet afër Kievit, i cili është shkatërruar nga bombardimet e forcave ruse në fillim të luftës. Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi po informohen për atë që ndodhi në qytet, duke punuar për ta kthyer jetën në normalitet, sipas BBC.

Irpin është një qytet pranë Kievit dhe në fillim të marsit, trupat ruse që synonin të pushtonin kryeqytetin pushtuan qytetin, duke shkatërruar pjesën më të madhe të tij.  Në Irpin janë gjenduar trupat e 290 civilëve.

Rikujtojmë se Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën ditën e sotme në Kiev. Tre liderët europianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit.

Mediat e duaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren. Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!