E ardhmja e Dusan Vlahovic është e pasigurt. Juventus do të jetë shumë aktiv në merkato dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të disa lojtarëve me vlerë. Sulmuesi serb është kthyer nga një sezon me më shumë hije se dritë. 13 gola dhe tre asistime në 37 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.
Megjithatë, nuk mungojnë ofertat për lojtarin. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Atletico Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich kanë kontaktuar për informacione rreth sulmuesit serb.
Juventus është i bindur, nëse një klub dëshiron shërbimet e Vlahovic, duhet të paguajë 80 milionë euro./h.ll/abcnews.al