Roma humbet një nga titullarët. Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan, është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për tre javë nën urdhrat e stafit teknik. 30-vjeccari ka një problem në kofshë që e penalizon.
Mkhitaryan u mor në huazim nga Arsenali këtë verë. Mesfushori po luan rregullisht me skuadrën e Serie A dhe në javët e para të kampionatit ka zbritur në fushë në katër ndeshje, tre prej të cilave si titullar. Armeni ka shënuar edhe një gol në triumfin 4-2 kundër skuadrës së Sassuolo. /abcnews.al
Thigh injury for Henrikh Mkhitaryan.
The midfielder is expected to be out for three weeks. #ASRoma
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 1, 2019

