Tre fshatra pa ujë në Vlorë, banorët në protestë

schedule16:12 - 26 Qershor, 2021

schedule 16:12 - 26 Qershor, 2021

Prej më shumë se 10 vitesh banorët e tre fshatrave në Vlorë, Panajasë, Kërkovë dhe Bestrovës kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Në verë situate është dhe më alarmante. Banorët kanë protestuar në qendër të Panajasë dhe thonë se nëse nuk do ketë një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse do të bllokojnë autostradën.

Do dalim në autostradë, më mirë të na vrasin makinat. Ujin e blejmë njëherë në javë na vijnë botet. Mbushim nëpër puset e njëri tjetrit. Kot që rrojmë. Jemi vetëm 8 km larg Lungomares dhe s’është normale”, shprehen ata.

Ky banor vetëm prej mungesës së ujit ka braktisur fshatin. “Unë ika po nëna ime 80 vjeçe rri pa ujë”.

Janë zhgënjyer nga premtimet. “Na u premtua se do vinte një fond por na gënjyen”. m.v/abcnews.al