Thuajse tre fëmijë në Gaza plagosen çdo një orë që nga fillimi i përplasjeve me Izraelin të hënën e shkuar. Lajmin e bën të ditur Save the Children.
Në javën e shkuar, të paktën 58 fëmijë në territorin e enklavës dhe dy fëmijë në fëmijë në jug të Izraelit janë vrarë. Më shumë se një mijë persona në Gaza, përfshirë 366 fëmijë, gjithashtu janë plagosur.
“Sa familje më shumë duhet të humbin të dashurit e tyre para se bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë ndonjë veprim? Ku mund të vrapojnë fëmijët kur sulmet ajrore bien në shtëpitë e tyre?” tha Jason Lee, drejtori i vendit i Save the Children.
“Familjet në Gaza dhe stafi ynë, po na tregojnë se janë në pikën e thyerjes – ata po jetojnë në ferr pa pasur një vend ku mund të kërkojnë strehim dhe me sa duket kjo nuk duket të ketë fund.” sb/abcnews.al/