Tre fëmijë gjenden të vdekur në Angli, arrestohet një grua

schedule09:59 - 19 Shkurt, 2024

schedule 09:59 - 19 Shkurt, 2024

Një grua është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi tre fëmijë u gjetën të vdekur në një shtëpi në Bristol. Sipas një deklaratë të policisë, fëmijët e vegjël u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Gruaja e arrestuar, 42 vjeçe, ndodhet në paraburgim.

Fqinjët thanë se fëmijët ishin të gjithë nën 10 vjeç, më i vogli një foshnjë. Një grua, e cila nuk donte të përmendej, tha se familja kishte dy djem, rreth tetë vjeç dhe gjashtë muajsh, dhe një vajzë rreth katër vjeç.

Sipas saj, gruaja kishte pasur vështirësi në muajt pas lindjes së fëmijës së tretë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!