Tre ditë nga ekzekutimi i Sanajt te Kodra e Diellit, asnjë gjurmë nga autori

schedule15:43 - 2 Nëntor, 2022

schedule 15:43 - 2 Nëntor, 2022

Tre ditë pas vrasjes së 39-vjeçarit Briken Sanajt në Kodrën e Diellit në Tiranë,

Policia dhe Prokuroria nuk kanë asnjë person të dyshuar si autor të krimit.

Grupi hetimor është në pritje të përgjigjeve të AND-së për disa prova të konsideruara si të vlefshme që mund të çojnë në identifikimi e autorit.

Për të zbuluar më shumë të dhëna, agjentët kriminalistikë i janë rikthyer edhe një herë vendngjarjes, për të rindërtuar dinamikën. Janë këqyrur gjithashtu pamjet që kanë regjistruar kamerat për një javë për të zbuluar nëse përgjatë zonës ka pasur lëvizje të persona të dyshimtë, por diçka e tillë nuk u ka rezultuar.

Lexo edhe: Ekzekutimi i Briken Sanajt, pistat ku po heton policia, viktima mund të jetë tradhtuar nga shokët

E vetmja kamer sigurie e vendosur përballë garazhit ku 39-vjeçari parkoi mjetin pasi u kthye nga dasma e mikut të tij të ngushtë në Shëngjin, ka fiksuar momentin e vrasjes së Sanajt, por jo autorin i cili mësohet se qëndronte i fshehur pas një peme ulliri.

Si pistë kryesore vijon të jetë ajo e vrasjes për shkak të hasmërive të vjetra mes familjes Sanaj me një familje me origjinë nga Puka. Vëllai i 39-vjeçarit, 10 vite më parë plagosi në Lezhë një person të asaj familjeje, pas konflikteve për ngacmimin e një vajze.

Disa prej anëtarëve të kësaj familje janë marrë në pyetje nga hetuesit. Ata kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë vrasje. Në pyetje janë kërkuar të marren edhe persona të tjerë, por dëshmitë e tyre nuk janë marrë për shkak se jetojnë jashtë Shqipërisë. Veç hakmarrjes, hetuesit po analizojnë edhe ndonjë konflikt tjetër të mundshëm që mund të kenë pasur dy vëllezërit Sanaj jashtë territorit shqiptar duke kërkuar edhe ndihmën e homologëve./abcnews.al/