Tre diplomatë ndërkombëtarë në gjyqin për “Duty Free-n” e Rinasit, kur mbyllet beteja gjyqësore

schedule23:22 - 6 Shkurt, 2020

schedule 23:22 - 6 Shkurt, 2020

Gjyqi për hapësirat e “Duty free” në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë është ndjekur të enjten nga tre diplomatë ndërkombëtarë.

Beteja në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë mes kompanisë “Albania Duty Free Distribution”, kompanisë amerikane “International Cruise Duty Free”, e  Ministrisë së Financave, për licencën e ushtrimit të aktivitetit tregtar në ambientet në Aeroportin e Rinasit, nisi vitin e kaluar kur kompania shqiptare humbi tenderin dhe i  mbaroi kontrata që më 27 gusht 2019.

Në këtë seancë u paraqitën konkluzionet e palëve. Kompania  “Albania Duty Free Distribution”, kërkoi që të pranohet padia ndaj Ministrisë së Financave për rrëzimin e vendimit të dhënë në tetor të heqjes së licensës.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë dhe kompanisë amerikane “International Cruise Duty Free” që ka fituar tenderin kërkuan anulimin e autorizimit të firmës paditëse për ushtrimin e aktivitetit.

Kompania Amerikane “ICDF” që nga korriku i viti 2019 ka nënshkruar kontratën me “TIA”, që administron aeroportin, por nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve, pasi “Albania Duty Free Distribution” e cila ka administruar zonën nuk u largua, ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të merret me 11 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!