Nga Leontina Nika
Tre periudhat historike të tranzicionit që ka kaluar apo vazhdojnë të jenë në proces tek popujt e Ballkanit që në komunizëm 1945 përvijuar në 1990 dhe me ardhjen e një demokracie të brishtë dhe në 2011 janë vëzhguar nëpërmjet rrugëtimit të një familjeje në Zagreb të Kroacisë, nga autorja Tena Štivičić. Kjo pjesë vjen në skenën e Metropolit nën regjinë e Rozi Kostanit.
Tre net të gjata dimri, shpalosin katër breza grash me ngjarje personale, sekrete që mbeten për t’u zbuluar. Kjo shfaqje që vë në optikën e kohërave figurën e gruas dhe zërin e saj. Regjisorja thotë se një ndër cilësitë që kanë femrat e familjes është superioriteti i tyre në marrëdhënie me partnerët, e lindur nga nevoja e lirisë.
Në këtë shfaqje janë bërë bashkë disa breza aktorësh për zbulimin e sekretit familjar si Viktor Zhusti Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Klea Konomi, ku nuk ka dasi rolesh, pasi te gjithë sëbashku krijojnë pazullin e familjar.
Premiera do të jetë këtë fundjavë , për të vijuar edhe javën e ardhshme në skenën Shekspir të skenës së Metropolit./abcnews.al