Të paktën tre deputetë të parlamentit shqiptar kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 deri më tani.
Më herët gjatë ditës, Ralf Gjoni njoftoi se ishte infektuar ndërsa më pas u mor vesh se edhe Enver Roshi edhe Elio Hysko kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.
Nisur nga kjo, Abcnews.al mëson se në Kuvend ka nisur dezinfektimi dhe kontrolli i shtuar ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë vendim për anulime apo bërje tamponësh.
Kujtojmë këtu se ditën e sotme që ishte i infektuar konfirmoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. /abcnews.al/