Tre betejat e drekës në Superiore, trajnerët vendosin për rreshtimet

schedule12:59 - 9 Janar, 2021

schedule 12:59 - 9 Janar, 2021

Pas pak minutash nisin tre sfida të Superiores, teksa janë zbuluar formacionet zyrtare. Kukësi sfidon kurbinasit me formacionin 3-4-3, pa shumë ndryshime nga ndeshjet e fundit, teksa vihet re mungesa e ish-kapitenit Limaj.

Laçi vjen me rreshtimin 3-5-2. Ylli i skuadrës, Nwabueze vazhdon të mungojë dhe sulmi i besohet edhe këtë herë Xhixhës dhe Harmon. Në Kamzë Kastrioti sfidon Skënderbeun dhe Ndreu zbret në fushë me rreshtimin 4-2-3-1. Ahmataj në mungesë të alternativave vjen pa shumë ndryshime.

Tirana vjen me Sulley si risi sot, teksa në stol është ulur Grent Halili. Ndërkohë, Bylis zbret me shumë mungesa pas largimit të kapitenit Murataj dhe Mëllugjës në tentativë largimi.

KUKESI (3-4-3): Tafas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Dragoshi, Taipi, Ymeri, Demiri, Ibraimi, Eze, Leiria. Trajner Rrahman Hallaçi.
LAÇI (3-5-2): Sherri, Selmani, Ignjatovic, Malota, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha. Trajner: Shtëpim Duro.

SKËNDERBEU (4-3-3): Dajsinani, Taipi, Qaqi, Mara, Meksi, Vitija, Doëouna, Dëumfour, Vangjeli, Mensah, Pusi. Trajner: Julian Ahmataj.
KASTRIOTI (4-2-3-1): Isli Hidi, Neziri, Boyom, Çela, Rami, Nuriu, Shkalla, Agnaldo Moraes, Mehmeti, Prodani, Devid. Trajner: Ramadan Ndreu.

BYLIS (3-4-3): Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic,  Janku, Hadroj, Ndreca, Garcia, Lorran, Anthony, Ujka, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan.
TIRANA (3-4-3): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci, Sulley, Muçi, Danso. Trajner: Nevil Dede.