Tre aksidente u regjistruan në pak orë të dielën në Lezhë dhe Durrës. Pamjet që shihni në ekran vijnë nga aksidenti në autostradën Durrës Tiranë.
Me një shpejtësi të lartë, drejtuesi i automjetit përfundoi në kanal ku mbeti i plagosur vetë si edhe dy pasagjerë.
Dy aksidente të tjera u regjistruan në qytetin e Lezhës. Dy automjete u përplasën kokë më kokë ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë dy drejtuesit e mjeteve përkatëse.
Më herët po në Lezhë u regjistrua një aksident i trefishte. Si pasojë e aksidentit, tre drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident u plagosën.
Aksidenti shkaktoi edhe trafik të rënduar në rrugën që të çon nga Lezha në Milot. Si pasojë e këtyre aksidenteve, të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.