Tre aksidente në 10 minuta, 3 të lënduar në Tiranë

schedule14:53 - 9 Maj, 2021

schedule 14:53 - 9 Maj, 2021

Tre persona janë lënduar këtë të dielë në Tiranë si pasojë e tre aksidenteve të njëpasnjëshme të ndodhura në tre zona të ndryshme.

Policia bën me dije se të plagosurit janë një 65 vjeçar që po ectë me biçikletë, një këmbësore e cila është përplasur nga një automjet në në Qafë Kashar dhe një drejtues mjeti në rrugën Ndre Mjeta.

Sipas policisë të tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi  i plotë:

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al