Trazirat në Rumani-Kosovë, Muriqi: Të gjithë jemi njerëz, politika nuk duhet të përzihet me futbollin

schedule11:36 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:36 - 18 Shtator, 2023

Pasi arritën një barazim historik ndaj “helvetëve” të Zvicrës pritej që në transfertën e Rumanisë, “dardanët” e Kosovës të arrinin një fitore me shumë vlera, mirëpo tifozët e pranishëm në “Arena Nationala” të Bukureshtit kishin tjetër gjë në mendje.

Gjatë duelit Rumani-Kosovë, ultrasit e pranishëm filluan të thërrisnin në kor: “Serbia, Serbia” e përveç kësaj, shpalosën në tribunën prapa portës një pankartë me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Për trazirat e ndodhura gjatë përballjes në Bukuresht, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë dhe “bomberi” i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili është shprehur se kurrësesi politika nuk duhet të ngatërrohet me futbollin.

“Njerëzit harrojnë se ne të gjithë jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe? Pse e sjellin politikën në futboll? Futbolli na bashkon, na bën të gjithëve ta shijojmë atë dhe ata shkojnë t’i vendosin ato pankarta, por në fund të ditës njerëzit thonë çfarë të duan, ne nuk mund t’i ndalojmë”,- tha Muriqi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!