Ka nisur seanca në ditën e dytë të gjykimit të Donaldt Trump në Senatin e SHBA.
Prokurorët do të përpiqen edhe një herë të provojnë se ish-presidenti Trump nxiti trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol.
Demokrati Jamie Raskin është i pari që hapi fjalimet. “Disa njerëz mendojnë se kjo është një garë e avokatëve, ose edhe më keq një garë midis partive politike,” thotë ai.
“Nuk është asnjëra. Është një moment i së vërtetës për Amerikën. Ne po bëjmë një gjyq mbi faktet“, shtoi ai. g.v/abcnews.al


