Trazirat në Brazil, qeveria shkarkon krerët e policisë

schedule08:59 - 12 Janar, 2023

schedule 08:59 - 12 Janar, 2023

Qeveria braziliane ka shkarkuar të gjithë krerët e policisë që lejuan sulmin ndaj institucioneve kryesore të vendit nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në objektivin e Ministrisë së Drejtësisë është përgjegjësi i Sigurisë Publike Anderson Torres.

Ndërkohë, tashmë që qindra prej tyre ndodhen në qeli dhe situata duket e rikthyer nën kontroll, edhe pse tensioni mbetet i lartë, presidenti Lula ka deklaruar se “dëshiroj të mendoj se nuk ishte një grusht shteti i mirëfilltë, por vepra e disa të çmendurish.

Do të kisha dashur të mos kërkoja ndërhyrjen  e forcave federale, por këta njerëz nuk donin të dialogonin”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!